Shumicën e rasteve e shfaq edhe anën e saj emocionale dhe dhembshurinë që ka për personat e tjerë.

Këngëtarja e njohur Big Mama këtë herë ka bërë një veprim që do të mbahet mend gjatë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo përmes një fotografie ka bërë të ditur që ka vizituar gratë e Krushës së Madhe, duke ndjerë bashkë me to përpjekjet dhe humbjen e personave të familjes.

Këngëtarja ka veçuar nënë Xid e cila edhe pas humbjen së tre djemve dhe nipin, ajo vazhdon jetën si një grua e fortë.

Pjesa që e lumturoi më shumë Bigun është kur e kuptoi që kjo grua edhe pse në moshë shumicën e kohës e kalon duke shikuar emisionin ‘Mamas Trip’, duke e relaksuar dhe qetësuar vetën.

Kujtojmë, gratë e Krushës së Madhe edhe pse me vuajtje të shumta vazhdojnë të jenë shembull për femrat e tjera me sukseset e njëpasnjëshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË