Dale Leeks nga Britania e Madhe, deshi të mahitej me të dashurën Kelly Greaves, duke e vënë në shitje përmes internetit, si hakmarrje që ajo provoi ta kalëronte nëpër një qendër tregtare.

Ai krijoi edhe një listë, ku përshkruante se ‘nuk punon si duhet, por është e mirë për pjesë’, teksa nuk hezitoi të thoshte se lëshon zhurmë konstante, transmeton Telegrafi.

Duke e trajtuar të dashurën si ndonjë veturë në shitje, ai e përshkroi se ‘e mirëmbajtur dhe në gjendje të kënaqshme, por nga afër shihet se është përdorur’, ndërsa shtoi se pjesa e pasme rrjedhë, por asgjë nuk shkëputet.

SHPALLJA E SHITJES SË TË DASHURËS:

“Nuk ka dëmtime serioze, por kur e përdor ia sheh të metat”, ka shkruar Leeks, por mahia tij iu rikthye kur nisën ofertat enorme për Kellyn.

Brenda 24 orëve, shpallja në Ebay është parë mbi 80 mijë herë, ndërsa ka pasur afro 100 ofertues të mëdhenj, njëri prej të cilëve ofroi 72.200 funte.

“Sa shoferë e kanë përdorur dhe sa servise i janë bërë” si dhe “a tymos pasi të jetë vozitur gjatë” ishin dy prej mesazheve nga ofertuesit.

Mirëpo, ofertën prej afro 80 mijë eurove, ai nuk mundi ta pranojë, sepse ueb-faqja e largoi shpalljen, pasi ‘shitja e pjesëve të trupit të njerëzve’ është e ndaluar.

MUND TË JU PËLQEJNË