Është mbajtur mbrëmë në New Jersy, ndarja e çmimeve prestigjioze ”Video Music Awards”.

Krahas shumë emrave botërorë, që morën pjesë dhe ishin të nominuar, ishin edhe vajzat shqiptare: Bebe Rexha dhe Ava Max, shkruan Indeksonline.

29- vjeçarja ishte e nominuar në kategorinë ”Song of the summer” me hitin ”Call you mine” dhe në kategorinë ”Video Dance” me dy këngë: ”Say my name” dhe ”Call You mine”.

Bebe arriti të rrëmbente çmimin ”Video Dance” me ”Call yon mine”, të cilën ajo e solli kohë më parë në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Në një postim që bëri më vonë Bebe është shprehur e lumtur dhe ka falënderuar adhuruesit e saj.

“Kur e fiton çmimin e parë në VMA, faleminderit MTV,-së The Chainsmokers. Adhurues ju dua!”, ka shkruar Bebe./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË