“Urime 4-vjetorin e martesës dashuri” Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, sot festojnë 4-vjetorin e martesës.

Për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, Andrra i dedikoi atij një shkrim të bukur e emocionues.

“Nëse e di kuptimin e dashurisë, është për shkak teje. Urime 4-vjetorin e martesës dashuri”, shkroi ajo krahas fotografive.

Sinani dhe Andrra janë martuar në gusht të vitit 2015, ndërsa në vitin 2016 martesa e tyre është bekuar me një djalë, të cilin ata e kanë pagëzuar me emrin Ansi.

MUND TË JU PËLQEJNË