Tashmë është bërë zakon që gratë e këngëtarëve shqiptar të inkuadrohen në shoqërinë e burrave të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Përveç Lules bashkëshortes së Medës, tashmë edhe Ariana bashkëshortja e Ermal Fejzullahut ka krijuar kontakte të mira dhe shoqëri me disa nga këngëtaret e estradës.

Ariana, përveç që e shoqëron Ermalin në koncerte të ndryshme, ajo këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe për të krijuar kontakte të mira me kolegët e bashkëshortit.

E kemi parë me Kiden në Turqi teksa kanë kaluar kohë bashkë, e ka ndarë imazhe me njëra tjetrën.

Kurse në imazhin e fundit ajo shihet me këngëtaren e njohur të muzikës popullore Teuta Selimin. Ato duken shumë të afërta me njëra tjetrën, derisa kanë pozuar bashkë. Elegante dhe me stil duken padyshim që të dyja.

Në këtë mënyrë përveç këngëtareve edhe familjaret e tyre po fitojnë ‘famë’ dhe vëmendjen e publikut./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË