Në valën e shumë projekteve komerciale që po sjellin estrada, nuk mungojnë edhe këngët me vlera apo ato patriotike.
Këngëtarët e njohur të skenës shqiptare: Arif Vladi, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj kanë mbledhur së fundmi forcat për të sjellë bashkë një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e re “Kalorësi i lirisë”, e cila i dedikohet heroit tonë të madh kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Muzika dhe orkestrimi i kësaj kënge janë realizuar nga mjeshtri i muzikës, Edmond Zhulali, dhe është publikuar me rastin e 550 vjetorit të vdekjes të heroit kombëtar.

Pamje nga performanca e tre artistëve (Foto: ArkivaShqip/YouTube)
Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur këngëtari Ilir Shaqiri.

Kënga këndohet e shoqëruar me Orkestra revyale e Prishtinës, e dirigjuar nga Valton Beqiri.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni i Radio Televizionit 21.

MUND TË JU PËLQEJNË