Feros i ka ardhë për vizitë e dashura në Kosovë.

Arbenita po qëndron në Kosovë, e duket se ka ardhur për të vizituar të dashurin e saj, reperin Fero.

Ata kanë filluar me postimin e fotove bashkë, ndërsa në foton më të fundit të postuar nga Arbenita në Instagra, ajo që bie në sy është përshkrimi i fotos.

Arbenita ka shkruar se kjo foto pasqyron reagimin e tyre kur e kuptojnë se ‘nuk ka më të mirë se ata’.

Ndërsa as Fero nuk ka lënë pa reaguar, duke i shkruar në koment: ‘Por të tjetërt mund të provojnë’.

Duket se çifit po i shkon shumë mirë lidhja pasi ata prej kohës kur është marrë vesh se janë bashkë nuk po ndalojnë duke bërë kohë për njëri-tjetrin, megjithëse Arbenita jeton në Londër dhe reperi në Kosovë./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË