Të mërkurën u mbajt premiera e filmit “2Gisht Mjaltë”, ku si protagonistë kryesorë ishin Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Premiera e filmit “2Gisht Mjaltë”, u mbajt në Shqipëri dhe theu rekord me shitjen e biletave.

E pas premierës së këtij filmi, gruaja e Ermalit, Amarda Toska ka thënë disa fjalë për bashkëshortin e saj.

“Pafund e lumtur per suksesin tend (dhe isha e bindur qe ne fillese) TE DUA!”, ka shkruar Ami krahas fotos.

Theksojmë që skenari i “2Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh. /Lajmi.net/

 

MUND TË JU PËLQEJNË