Alketa Vejsiu dje ishte e ftuar në televizionin italian “Rai 1”.

Moderatorja Alketa Vejsiu e ftuar në televizionin italian, ka folur për ngjarjen e rëndë që goditi këto ditë Shqipërinë.

Teksa foli për viktimat, siç ishte rasti me nën e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, ajo shpërtheu në lot.

Moderatorja tha “Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopil para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”.

Alketa po ashtu foli edhe për ndihmën që Shqipërisë po ia japin Kosova e shtetet e tjera, duke shprehur mirënjohje të pafund për ta.

MUND TË JU PËLQEJNË