Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë po merr vëmendje pothuajse në çdo hap që po e bën, si në politikë po ashtu edhe në jetën personale.

Kjo vie natyrshëm, pasi që nga data 6 tetori i vitit 2019-të jeta e Kurtit ka ndryshuar. Duke u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, Albin Kurtin do ta shohim në postin e kryeministrit edhe për katër vitet e ardhshme.

Tematika e tij për udhëheqjen e vendit po komentohet vazhdimisht duke u lavdëruar, por nuk po mungojnë edhe kritikat e shumta. Tashmë janë javët e para të Kurtit si kryeministër, përveç punët e tij që janë shtuar po ashtu edhe ndjekësit në rrjete sociale. Po të shohim, Instagramin e tij, Albin Kurti numëron rreth 80 mijë ndjekës. Por nga të gjithë këta persona që e ndjekin, kë ka zgjedh Kurti që t’i kthej followin apo ta pranojë në këtë rrjet social?

Epo për ju që nuk e dini, Albin Kurti ka vetëm një ndjekës që ai e përcjell vazhdimisht dhe është partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

MUND TË JU PËLQEJNË