Albërije Hadërgjonaj konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më pëlqyera të zhanrit të saj.

Albërija po ashtu është shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku e që lirshëm mund të konsiderohet një shembull i mirë për femrat, shkruan “Kosovarja”.

Ajo cilësohet si një grua e sinqertë pasi që gjithmonë i ka pranuar ndërhyrjet e saj estetike që ka bërë.

Gjithmonë ka treguar se kujdeset për bukurinë e saj në çdo formë vetëm për të bërë atë që e bën të ndihet e lumtur.

Përveç kësaj Albërija është edhe një femër e guximshme që kurrë nuk ka përtuar të sfidojë edhe vitet duke bërë ndryshime te lloj-llojshme te vetja.

Edhe kësaj radhe vije me një ndryshim të vogël por që duket mjaft mirë. Dhe padyshim që është dhe do mbetet përherë në zemrat e publikut./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË