Duket se në këtë vit ka hyrë në trend konkurrenca ndërmjet prindërve për fëmijët e tyre.

Kjo pasi që të dy palët mundohen që fëmijët e tyre ti veshin bukur, dhe të triumfojnë të parët sa i përket shijes dhe stilit, shkruan Kosovarja.

Kjo gjë më së shumti është shtuar tek fytyrat publike, ku secili nga prindërit e estradës bëjnë përpjekje për veprime të tilla, e ndër ta po del të jenë edhe Albatriti dhe Egzona.

Që të dy janë duke u kujdesur tej mase që fëmijët e tyre ti sjellin më të dalluarit, e veçanërisht që kur kanë ardhur në jetë binjakët e tyre po i përkushtohen kokë e këmbë vetëm atyre.

Janë fotografitë e tyre që po e dëshmojnë këtë, ku edhe Albatriti edhe Egzona kanë fotografi me ta, por të veshur ndryshe, duke bërë të kuptojmë se konkurrenca se cili po i vesh më mirë është hyrë edhe në gjakun e tyre.

Meqë është kështu, sigurisht që edhe presin nga publiku të vijnë me vlerësimet e tyre dhe të votojnë për cilin ka shije më të mirë sa i përket veshjeve të fëmijëve.

Jeni për Egzonën apo për Albatritin.? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË