Sinan Vllasaliu
Këngëtar hitesh e thyes zemrash. I tillë është Sinan Vllasaliu, i cili mbetet i pëlqyer edhe pas më shumë se 30 vitesh në skenë.

Në të 50-tat, por e mban statusin e mashkullit të pëlqyer. Sinani, si gjithmonë në formë dhe i dëshirueshëm nga gjinia e bukur, shkruan “Kosovarja”.

Robert Berisha
Bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Roberti, është nga ata meshkuj që shpesh bëhen ëndrra e shumë vajzave.

Njihet prej shumë vitesh, ndërkaq së fundi edhe më shumë e edhe më mirë, pasi i është futur rrugës së këngës. I pashëm, me muskuj dhe mjaftë atraktiv, ani pse në të 40-tat e tij.

Dukagjin Lipa
Për të dhe pamjen e tij joshëse po shkruajnë edhe mediat botërore.

Dukagjini, solisti i grupit “403”, babai i këngëtares Dua Lipa, është ndër ata meshkuj që duken bukur dhe në formë të shkëlqyer dhe që vitet për ta janë thjeshtë numra., shkruan “Kosovarja”.

Mentor Zyberaj
Që kur doli për herë të parë në skenë u vu në fokus, u vërejt ylli i tij në ball. I pashëm, imponues në skenë, e mbi të gjitha shumë i talentuar dhe inovativ.

Edhe pas të 40-tave, Mentor Zymberaj mbetet një ndër aktorët më joshës, ani pse me rolet ose paraqitjet e tij nuk e kanë ngacmuar asnjëherë imagjinatën e femrave.

MUND TË JU PËLQEJNË