Të gjithë jemi mësuar të shohim vetëm skeçe, humore dhe të qeshura nga aktori ynë i njohur Sevdai Radogoshi apo ndryshe i njohur me emrin “Qumili”.

Secila gjeneratë është rritur me projektet e tij, gjë që ka ndikuar të cilësojnë si legjendën e humorit, pasi jo shumë aktorë dijnë të vijnë ashtu, shkruan Kosovarja.

Por, këto ditë duket se Qumili ka vendosur që të jetë më larg këtyre angazhimeve, dhe ti përkushtohet totalisht të shoqes.

Ashtu sikur artistët tjerë, edhe aktori i njohur gjendet në pushime verore, dhe atë vetëm me bashkëshorten e tij.

Nga atje nuk po iu mungojnë momentet e bukura, të cilat edhe po i ndan së bashku me fansat e tij në faqen e tij personale Instagram.

Ndër këto momente, imazhe që deri më tani ka publikuar dhe ka ndarë, është fotografia e tij e fundit me gruan që po cilësohet të jetë më e bukura dhe më e veçanta.

Pajtoheni edhe ju, apo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË