Një ndër humoristët që i dhuroi shumë të qeshura publikut për vite radhazi është gjakovari Sevdai Radogoshi apo ndryshe Qumili, shkruan “Kosovarja”.

Skeçet dhe batutat e tij çdo herë janë mirëpritur nga publiku.

Ani pse më nuk është koha e video-kasetave, ai përmes rrjeteve sociale ka ruajtur kontaktet me fansat e tij duke u shfaqur shpesh në mënyra qesharake.

Fotot dhe videot që poston Qumili , kohë pas kohe bartin humor që natyrisht pëlqehen shumë nga ndjekësit e tij, që shumica e quajnë edhe ‘legjenda e humorit’, shkruan “Kosovarja”.

E sot, Qumili ka lansuar një lum me fotografi. Të gjitha rolet e tij ai i ka përmbledhur në 40 poza, ndaj edhe iu referua më mbititull ‘Vet i 40-i’, kështu duke paralajmëruar komedinë
e tij filmike që mezi po pritet të dalë në treg.

MUND TË JU PËLQEJNË