Sevdai Radogoshi emër ky i njohur, i popullarizuar dhe shumë i dashur për një masë të gjerë.

Për vite të tëra dhuroi humor, skeqe të ndryshme e të qeshura të pafundme, duke u bërë ende më i adhuruar dhe më i kërkuar, shkruan Kosovarja.

Talenti dhe përkushtimi ndaj aktrimit e kanë bërë që të jetë i gjithanshëm dhe i dalluar, andaj ka pasur fatin të jetë i pranishëm kudo në botë, duke dëshmuar ende më shumë pasionin për këtë punë të tij.

Sikur të ishin vetëm interpretimet dhe paraqitjet e tij publike nuk do të ishte ky që është sot, pasi edhe jashtë kamerave e kërkojnë dhe interesohen jashtëzakonisht për të.

Meqë rrjetet sociale janë bërë mjetet më të mira komunikuese, atëherë Qumili ka zgjedhur që edhe përmes tyre të jetë ende më afër njerëzve që e adhurojnë dhe e vlerësojnë.

Aty shpesh i bën për të qeshur, duke u munduar t’iu dhurojë sa më shumë energji dhe pozitivitet.

Madje, për të nuk është problem që edhe në raste serioze të shfaqet i tillë, ashtu sikurse sot, kur përderisa gruaja e tij mundohej të shkrepte fotografi, joserioziteti i tij ishte në nivel.

Epo, Qumili mbetet Qumil pra. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË