Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur turk, Can Yaman është me origjinë shqiptare.

Nuk vonoi shumë dhe në një deklaratë për mediat Can e pranoi plot krenari këtë gjë. Aktori i “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe “Puthje në errësirë”, së fundmi në një intervistë tregoi se është njeri kokëfortë, pasi origjina e tij e ka bërë kështu.

Përgjatë intervistës i pyetur nga gazetarja se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një femër për të qenë e dashura e tij, ai tregoi se pamja e jashtme ka shumë rëndësi. “Për mua është i rëndësishëm fiziku i partneres sime. Duhet të më pëlqejnë duart, shikimi, sjellja, era. Por mund të them që më e rëndësishme është sjellja e saj”,- u shpreh ai. Më tej shtoi se nëse do të ishte e shkruar, martesa dhe fëmija janë në planet e tij të afërta.

MUND TË JU PËLQEJNË