Këngëtarja Jennifer Lopez ka mbajtur koncertin e saj të radhës për mijëra fansa në Las Vegas.

E në koncertin e mbushur me yje të cilën kishin shkuar për të ndjekur divën, ka ndodhur edhe një gjë që jo shpesh i ndodh yllit, përcjell Gazeta Express.

JLo derisa ka performuar këngën e saj ‘Dance Again’, ka shkuar për të përshëndetur fansat e në këtë rast ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.

Por, si një profesioniste e vërtetë, Lopez është ngritur menjëherë dhe ka vazhduar performancën sikur të mos ndodhte gjë.

Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm shumë artistë të njohur, e ndër ta edhe Dua Lipa e Selena Gomez.

MUND TË JU PËLQEJNË