Përgjithësisht, gratë karakterizohen nga intuita dhe mund ta kuptojnë fare lehtë kur një gënjeshtër është në ajër. Gjithsesi, kjo s’e përjashton mundësinë që një manipulues profesionist të gënjejë e t’ia hedhë paq.

Si ta kuptojmë para se të jetë vonë?

Shmangja prej çdo gabimi, s’është shenjë e mirë.

“Të kam gënjyer ndonjëherë unë ty?” Na vjen keq, por kjo është fraza tipike e një mashkulli i cili po gënjen.

Vër re nëse të sheh në sy kur flet.

Sytë janë të lexueshëm. Një njeri i cili po gënjen është shumë e thjeshtë të zbulohet përmes syve.

Ndryshimi në sjellje. Ji vigjilente!

Sigurisht kjo është disi e vështirë të dallohet, shkruan anabel. Ama nëse dallon ndonjë ndryshim në sjelljen e tij dhe arsyen nuk e di, me siguri duhet të fillosh të dyshosh.

Ta hedh fajin ty

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë nuk e kemi thënë ne. Për të larguar fajin nga vetja ai përpiqet të ta hedhë ty.

MUND TË JU PËLQEJNË