Me zërin e saj të veçantë ka kultivuar gjithmonë muzikë të mirëfilltë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, shkruan “Kosovarja”.

Aferdita Demaku ka një karrierë të gjatë e të suksesshme muzikore.

Është mjaftë e dashur dhe shumë e kërkuar në ahengjet familjare, kudo që ka shqiptarë.

Krahas angazhimeve në skenën muzikore, ajo kohë pas kohe udhëton në vende të ndryshme, duke kaluar momente të mira me familje.

Aferdita, ndonëse gjatë në skenën muzikore, sikur po rinohet çdo herë e më shumë.

Në imazhet që ndanë me publikun, duket si adoleshente e jo si një nënë e dy fëmijëve.

Shpesh shfaqet me bashkëshortin e saj me të cilin kanë jetë të lumtur bashkë.

Ata ka disa ditë që ndodhen në Gjermani, nga ku dhe këngëtarja po publikon pamje të ndryshme.

Momente të bukura pranë bashkëshortit po i shijon më së miri.

Çifti shihen pranë liqenit më të lumtur se asnjëherë.

Duket sikur pushimet nuk kanë të ndalur për ta, pasi para një muaji kishin zgjedhur ishujt Maldive, për të festuar 40 vjetorin e lindjes./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË