Afërdita Demaku vazhdon të mbetet nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Në këngët e saj gjithmonë ka prekur tema të nevojshme për familjen e shoqërinë, me anë të të cilave ka fituar edhe respektin e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Ajo këtë sezonë ka qenë shumë e angazhuar nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare, por që akoma shfaqet energjike dhe plotë pozitivitet. Kjo ndodhë kur punën e merr me zemër dhe vullnet.

Afërdita viteve të fundit ka punuar shumë edhe në fizikun e saj, duke kthyer format trupor në një linjë perfekte dhe të lakmueshme.

Ajo sot me pamjen dhe paraqitjet në publik shfaqet si vajzë e re, pamje kjo që po befason dita ditës.

Kurse në imazhin e fundit vjen e rregulluar bukur si një nuse e re për bashkëshortin e saj. E pranë më të dashurit të zemres ajo duket tamam e tillë, si një nuse e re.

Çifti kanë publikuar një fotografi nga restauranti, që duket se janë të ftuar në ndonjë aheng familjarë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË