Populli shqiptarë këto ditë u trondit emocionalisht pas tërmetit shkatërrues që e kaploi Shqipërinë.

Tërmeti katastrofik tronditi vendin duke shkaktuar dëme të mëdha e viktima të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Kjo tragjedi ndodhi pikërisht në prag të festës së flamurit, 29-Nëntorit përvjetorit të shteti shqipatar.

Kështu që festa u kthye në dhimbje e lot, por që dëshmoi se dashuria dhe lidhja mes vëllëzërve e motrave shqiptare është e madhe.

Solidariteti, aksionet e mëdha humanitare dhe hapja e dyerve të shtëpive ishin veprimet e kosovarëve që nuk kursyen asgjë për vëllëzerit e tyre.

Secili në mënyrën e vet kontriboi duke treguar zemërgjerësinë dhe dashurinë e madhe.

Kjo dashuri u shkrua e këndua ndër vite nga poet e këngëtarë që ia thanë bukur vargjeve.

Dje këngëtarja e mirënjohur Afërdita Demaku për nderë të 28 nëntorit publikoi një pjesë të një këngë patriotike përmes së cilës tha: “Shqiptaret🤝Vellau per vellaun 🇦🇱🇽🇰e kan deshmu ne te gjitha kohrat🙏”/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË