Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku së fundi ka publikuar projektin “Shumë po gëzohna erdh Bajrami”, shkruan “Kosovarja”.

Kjo këngë i kushtohet festës së Bajramit, e cila ndër shqiptarë festohet duke mbledhur bashkë familjet mes vete.

Me një tekst domethënës që flet për raportet e njerëzve në ditët e sotme, Afërdita e dha një mesazh të fuqishëm, se familja është e shenjtë, dhe më e vlefshme se pasuria e gjithçka tjetër.

Ajo qka bie në sy në videoklipin e Afërditës, është ambienti luksoz në të cilin është xhiruar kënga.

Se pse e ka zgjedhur pikërisht këtë shtëpi, këngëtarja ka një sqarim.

Sipas saj njerëzit në ditët e sotme kanë arritur të krijojnë kushte shumë të mira për jetesë, ndërkohë që dashuria mes vete është zvogëluar./Kosovarja/

Postimi i saj i plotë:

“Disa foto nga xhirimet e kenges se fundit “Shume po gezohna erdh Bajrami”ne kete shtepi qe nikoqiret e kesaj shtepie te bukur na ofruan te gjitha gjerat e nevojshme qe videoklipi te dal sa me i bukur👌Falenderoj nga ❤️Familjen Krasniqi per mundesin zemergjersin bujarin qe na ofrun per xhirimet e kesaj kenge qe tash mund ta quajm nje veper 🙏

Arsyja pse vendosem te xhirojm ne ambijente luksoze ishte qe te tregojm edhe me pamje filmike se tash ne kete koh kem arrit me kriju kushte moderne lluksoze por respekti dhe dashuria mes veti esht ne ramje”.

MUND TË JU PËLQEJNË