Këngëtarja e mirënjohur kosovare Afërdita Demaku po vazhdon të jetë në krye të femrave më të suksesshme të estradës.

Ajo po vazhdon të sjellë hite të shumta të cilat po priten jashtëzakonisht mirë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Përvec arritjeve të larta në karrierë, Afërdita po komentohet shumë për stilin dhe elegancën që bartë në secilën paraqitje.

Madje humbja në peshë ka bërë që ajo të krahasohet me vajzat e reja sa i përket linjave të trupit.

Kënga e saj e fundit e titulluar “Kush të don më shumë se motra ty o vëllau jem“, është pritur mjaftë mirë duke arritur rekorde të shikueshmërisë.

E për këtë sukses të saj e shumë të tjera këngëtarja po festoon me bashkëshortin e saj.
“Nje arsyeje me shum🥂👌❤️⭐️💎🙏”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së bukur me bashkëshortin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË