Afërdita Demaku është aktivizuar shumë në botën e muzikës, duke sjell gjatë gjithë kohës këngë të reja, të shoqëruara me videoklipe, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita, prej shumë vitesh është në skenën muzikore, ku ka dëshmuar se është këngëtare e talentuar dhe që di ta ndezë atmosferen.

Afërdita, nuk ka qenë shumë prezente në intervista, por aty ku ka dalë, është treguar mjaftë e sinqertë.

Së fundi, këngëtarja po shfaqet edhe më moderne e atraktive, pasi është dobësuar dhe ka ndryshuar stilin, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita dhe e bija e saj, Dona, në skenë, mbrëmje e videoklipe shfaqen elegante, ndërkaq në përditshmëri janë dukshëm më të thjeshta, praktike dhe minimale.

MUND TË JU PËLQEJNË