Shumë nga fëmijët e këngëtarëve tanë kanë ndjekur rrugën e tyre dhe kanë rezultuar shumë të suksesshëm në muzikë.

Kështu po del të jetë edhe për të bijën e Afërdita Demakut, e cila tash e disa vite iu është futur botës së shoëbizit dhe thashethemeve, shkruan Kosovarja.

Dona Janova me plot ëndje dhe dëshirë vendosi që zhanrin popullor ta udhëeqë, ani pse e re në moshë, nuk i ka penguar që të pëlqehet dhe të jetë më e komentuara sot.

Tani, që të dyja i shohim të angazhuara, të cilat përveç projekteve të përbashkëta, ato i shohim çdo natë në ndeja, ahengje e koncerte të ndryshme.

I do publiku, andaj kërkesat për paraqitjen e tyre sa vijnë e shtohen, kjo sepse ngado që marrin pjesë krijojnë atmoferë të paharrueshme, duke mos anashkaluar asnjëherë pamjen e tyre të jashtme meqë kujdesen jashtëzakonisht edhe për këtë pjesë.

Kjo e fundit shihet edhe nëpërmjet fotografive të shumta që sjellin çdo herë, ashtu edhe si kjo e fundit të cilat ishin përkujdesur deri në detajin më të fundit të rregullohen e të shkëlqejnë para të gjithëve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË