E njohur si diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili vërtetë po e mban këtë epitet pa zhgënjyer asnjëherë dashamirësit e artit të saj.

Madje, përveç adhuruesve të shumtë në numër, të shumtë janë edhe kolegë të saj të cilët shprehen se Adelina gëzon emrin diva dhe e tillë do të mbetet.

E talentuar e me vokal, këngëtarja u shfaq qysh herët në koncerte të shumta e me këngë që godisnin fort.

Por, ta keni parë në piano me një këngë mjaft të ndjeshme, nuk është se keni pasur fatin ta shihni ndonjëherë.

Kjo video që Adelina ka publikuar në llogarinë e saj sociale, ju njofton me një tjetër talent të saj, teksa vargjet e bukura të knëgës i shoqëron me piano.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË