Kur më pyesin se çdo të thotë të jesh e famshme, unë nuk di të përgjigjem, sepse famën e kam përjetuar që në moshën 8-vjeçare, thotë Diva e skenës sonë artistike, Adelina Ismaili, gjatë një bisede të mëhershme shkruan Kosovarja.

Një ditë,- shton ajo – më kujtohet, gjatë një promovimi të një video-projekti ku kishte shumë gjeneralë e ministra, si edhe oponentë politikë , dikush prej tyre u ngrit edhe tha: Po të kishim gjoksin e Adelinës në flamurin kombëtar, do të kishim hyrë në Evropë…

Ajo tregon e thotë:që e vogël kam mësuar se nuk bëhej më fjalë për “unë ” si individ, por për “Adelina Ismailin” si një brand. Më ndodhte shpesh që të përzieja jetën personale me jetën që jetoja përpara kamerave.

Eh, jeta e Adelinës është një rrëfim në vete, tregim i gjatë, film,- që e vlen të shënohet e të realizohet për të lënë gjurmë e dëshmi – për një femër të Kosovës, e cila arriti të rrugëtojë me plot përjetime të dhembjes e të krenarisë , që të bëhet sot ajo që është – e famshmja, e pa konkurueshmja… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË