Ka më shumë se dy javë që Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale, madje ishte motra e saj që bëri të ditur këtë gjë, duke thënë se ajo do të pauzojë edhe nga projektet muzikore.

Nuk vonoi shumë dhe një reagim erdhi edhe nga Met Elshani, menaxheri i “On Records” i cili tha se Rina Balaj tashmë nuk është më pjesë e kompanisë me dëshirën e saj.

Ndërsa pas kaq ditësh, ka qenë Adelina Ismaili ajo e cila ka dhënë një lajm për Balajn. Këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të kemi të reja nga Rina.

“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. E dashura ime ka një sekret”, ka shkruar ajo.

Ndërsa kujtojmë se vetëm katër muaj më parë, Adelina Ismaili dhe Rina Balaj sollën projektin e tyre të titulluar “Qikat”, i cili deri tani numëron afro 8 milionë shikime në Youtube./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË