Pothuajse secila familje kosovare e ka një tregim në vete, një histori, e cila sado e vështirë që të jetë e ka edhe anën pozitive nga e cila njeriu mëson diçka. Sprovat dhe vështirësit kanë sfiduar edhe njerëzit e famshëm që tani i njohim dhe i duam, shkruan “Kosovarja”.

E tillë është edhe familja e këngëtares Afërdita Demakut, e cila pak kohë jetoi në Gjermani si refugjate “në një dhomë të vjetër e pa kushte’, siç e përshkruan këngëtarja. Tek atje i lindi edhe djali i saj Shqipërimi, i cili tashmë është 19 vjeçar.

Periudhën e asaj kohe Afërdita e kishte shpalosur ditë më parë në ditëlindjen e djalit ku thoshte:

“Shqiprim, djali jone, kur erdhe ti ne jete, para 19 vitesh ne jetonim si refugjate ne Gjermani ne nje dhome te vjeter, pa kushte, por na mbante vetem nje shprese qe sa te rritesh pak, ende pa fillu te flasesh gjuhen e nanes, te kthehemi ne Vendlindje e te fillojme nga e para Shqip 👌🇦🇱 e sot mburremi me ty. ❤ lutemi qe te kesh shendet e te vazhdosh keshtu, te jetosh nje jete te gjate e te lumtur me shume sfida e suksese! 🙏 URIME!”.

Vet jetoi si refugjate, por të njejtën gjë nuk e deshi për djalin e saj, të cilin e ktheu në Kosovë, në tokën që i këndoi për vite e vazhdon ti këndojë.

E sot Shqipërimi u rrit dhe u bë këngëtar, falë vullnetit dhe dëshirës së nënës së tij, sikur që e bëri këngëtare edhe vajzën e saj Donën, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.

Duke parë këtë sukses e këto arritje sigurisht që Afërdita bëri mirë që nuk e la djalin në Gjermani të bëjë jetë refugjati, por e solli në vendlindje aty ku i flen zemra e shpirti./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË