Sa herë që bëhet fjalë për to, menjëherë na shkon mendja tek këngëtaret më të talentuara dhe të më bukura.

Afërdita Demaku dhe vajza e saj Dona Janova, janë bërë dy protagoniste të cilat e kanë rrëmbyer skenën dhe nuk po i lëshojnë rend askujt, shkruan Kosovarja.

Nënë e bijë po dijnë shumë mirë të prekin në zemrat e secilit, dhe të prezantohen në mënyrën më unike.

Ato i sheh ngado bashkë, duke ia thënë këngës e duke krijuar atmosferë të paharrueshme kudo që janë prezente.

Paraqitjet e tyre kanë bërë të komentohen jo vetëm për muzikë, por dhe për pamjen e tyre që çdo herë mahnitin se si prezantohen.

Duke zgjedhur gjithmonë fustanat më të veçantë dhe më të dalluar, dominimi i tyre po vërehet në secilën pjesë të skenës.

E po i shikove në fytyrë nuk dihet se a janë motra a nënë e bijë, e që kjo fotografi e fundit e tyre të krijon më së miri këtë pyetje për çudi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË