Këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Ajo gjatë emisionit foli për karrierën e saj muzikore si dhe jetën personale. Duke i ditur raportet me Tunën dhe Patrisin nuk shpëtoi pa u pyetur lidhur me këtë.

Ajo tha se nuk ka problem me askënd dhe Tunën e respekton si kolege. Në media kemi parë shumë se qarkullon emri i Robertit më shumë për problemet me Tunën dhe Nora më rrallë lidhur me këtë ajo u pyet se a është dakord që Roberti flet për Tunën?

A je dakord që Roberti flet për Tunën?

‘Jo nuk jam dakord sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur‘, u shpreh Nora./gazetablic/

MUND TË JU PËLQEJNË