Publiku ka një etje të pa besueshme për të mësuar më shumë detaje nga jeta e personave të njohur. Duan të dinë gjithçka, madje edhe gjërat më private. Media, shpesh arrin ta shuaj këtë etje dhe dëshirë të papërmbajtshme të publikut që interesohet për të njohurit, shkruan “Kosovarja”.

Ka pasur dhe vazhdon të ketë interesim për marrëdhënien mes Altuna Sejdiut dhe atij që u bë bashkëshorti i saj, Patrisit, muzikantit dhe trajnerit të fitnesit.

Patrisi, njihet edhe si vëllai i muzikantit dhe këngëtarit Robert Berisha, me të cilin së fundi nuk i ka punët bash mirë as ai e as bashkëshortja e tij, Tuna.

Siç dihet, raportet nuk janë më të mirat mes vëllezërve dhe kunatave dhe kjo tashmë dihet publikisht, pasi është përfolur shumë shpesh edhe në media, madje për diçka të tillë kanë folur edhe vetë vëllezërit e njohur, shkruan “Kosovarja”.

Siç nuk flet Roberti me Tunen, as Patrisi nuk ka komunikim me Noren.

MUND TË JU PËLQEJNË