Rihanna nuk është e gatshme të bëhet nënë ende.

Ditëve të fundit mediat botërore kanë shkruar se ylli nga Barbadosi është në pritje të fëmijës së parë derisa ajo parakaloj në tapetin e kuq në eventin Diamond Ball në New York i cili organizohet për të pestën herë nga këngëtarja.

31 vjeçarja mahniti në me dukjen elegante në një fustan të zi të markës ‘Givenchy’ me të cilat duke theksuar linjat e saj të turpit ngiti thashethemet se ajo është shtatzënë, e me deklaratën e saj atë mbrëmje këto dyshime u shtuan edhe më shumë.

“Unë jam një grua e zezë, kam lindur nga një grua e zezë që ka lindur nga një grua ne zezë e lindur nga një grua e zezë dhe unë do të lind një grua të zezë”, u shpreh Rihanna për Essence.

Por, pas këtyre spekulimeve burime të afërta me Rihannën kanë deklaruar për TMZ se kënëgtarja nuk është në pritje të një fëmije.

Ndërs, derisa ajo nuk po bëhet nënë, këngëtarja është në përgatitje të finalizimit të albumit të saj të nëntë./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË