Rihanna siguroi që prezenca e saj të ndjehej të hënën në mbrëmje, derisa ajo morri pjesë në Festivalin vjetor në vendlindjen e saj në Barbados.

Këngëtarja 31 vjeçare, morri gjithë vëmendjen në një fustan rozë të zbukuruar flamingo, ndërsa u paraqit në paradën e ‘Kadooment Day’.Pëlhura të shkëlqyera argjendi dhe rozë e fustanit i dhanë pamje mahnitëse këngëtares, ndërsa nuanca e gjelbër rreth syve dhe buzëkuqi i kuq i dhanë një pamje të guximshme.

Crop Over është pika kryesore e verës së Barbados, që zgjatë tre muaj që fillon në maj dhe arriti kulmin në paradën ‘Kadooment Day’ në 5 gusht.

Festivali feston përfundimin e sezonit të kallam sheqerit, me ahengje nga muzgut deri në agim, argëtime, tregje të arteve dhe zejeve, tregjet e kulturës dhe trashëgimisë.Pavarësisht se u zhvendos në Amerikë në 2005, Rihanna ka qenë e pranishme rregullisht në këtë aktivitet, me këngëtaren që rrallëherë i mungon festimeve vjetor.

Rihanna nënshkroi me Def Jam Recordings pasi u zbulua si adoleshente, duke krijuar një karrierë të bujshme muzikore që këtë vit u emëruar si artistja më e pasur femër.

Përveç sipërmarrjeve të saj të fundit të modës, Rihanna u ‘zhyt’ poashtu në botën e kozmetikës në vitin 2017 me Fenty Beauty, një kompani e cila grumbulloi afro 570 milion dollarë të ardhura në 2018.

MUND TË JU PËLQEJNË