Rihanna është gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe shpesh herë përfshihet edhe në çështjet politike dhe me interes shoqëror.

Madje këngëtarja nga Barbadosi nuk e ka problem fare që të tregoj mendimin e saj për Presidentin amerikan, Donald Trump dhe këtë e ka bërë përsëri në intervistën e radhës.

Së fundi 31 vjeçarja ka bërë një intervistë për Vogue, në të cilën Rihanna ka kritikuar Presidentin Trump.

Ylli I hiti ‘Diamonds’ preku temën e politikës amerikane. Duke folur për të shtënat masive të gushtit 2019 në El Paso, ajo përplasi Trump-in për mënyrën se si ai po merret me kontrollin e armëve.Pas të shtënave, Trump e quajti atë “një veprim frikacakësh” dhe se gjuajtësi kishte një “problem të sëmundjes mendore”.“Njerëzit po vriten nga armët e luftës që i blenë legalisht. Kjo thjesht nuk është normale.

Kjo nuk duhet, kurrë të jetë normale. Dhe fakti që është klasifikuar si diçka e ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre? Është një shuplakë në fytyrë. Është plotësisht raciste”, u shpreh Riri.

“Vendos një njeri arab me të njëjtën armë në të njëjtin Walmart dhe nuk ka asnjë mënyrë që Trump të ulet atje dhe ta adresojë atë publikisht si një problem të shëndetit mendor”, vazhdoj tutje këngëtarja.Rihanna gjithashtu vazhdoi të thotë se “njeriu më i sëmurë mendor në Amerikë tani për tani, sipas saj është presidenti Trump”.
Ndryshe, Rihanna është në përgatitje të albumit të ri muzikor, pas një pauze të gjatë.

MUND TË JU PËLQEJNË