Lulja është motra e vogël e tetë motrave Mustafa e cila së fundi u përfol për fejesën madhështore të saj me Albanin.

Fytyra të njohura publike, atmosferë pa fund dhe plotë emocione ishte nata e saj e fejesës, shkruan “Kosovarja”.

Por Lulja fillimisht u njoh për për zërin e saj të mrekullueshëm, përmes së cilit ka depërtuar në skenën muzikore dhe është pranuar mjaftë mirë nga publiku.

Ajo dihet se muzikën, këngën e do me shpirt, nga veç klipeve dhe paraqitjeve të saj në ahenge të ndryshme shpesh e shohim duke kënduar live në rrjetet sociale për publikun.

Aty dallohet ka veçanti të rralla prej këngëtareje pasi ia thotë këngës aq bukur pa orkestër e me një vokal të veçantë.

Ajo e shfytëzon secilën mundësi që i jep koha për të kënduar e shfaqur talentin e saj. Së fundi Lulja shihet duke kënduar e teska është duke udhëtuar me makinë.

“Me pas mujt me i thanë shpirtit mos me vujtë”, tekst ky që e këndon me shumë emocione. Sigurisht që kjo këngë nuk ka të bëjë me jetën private të saj, ama thjeshtë dashuria e saj për muzikën e bën të vetën./Kosovarja/





 

MUND TË JU PËLQEJNË