Reperi po i vë në dyshime fansat e tij Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Fero, pas një njoftimi që ka bërë në rrjetin social Instagram se do t’i anulojë të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm ai po ashtu ka vë në dyshim fansat për lidhjen e tij me Arbenitën.

Fero tash e një kohë është në lidhje me modelen e njohur shqitpare, Arbenita Ismajli. Reperi nuk po e ndjekë më të dashurën e tij në Instagram, shkruan rtv21.tv.

Ai po ashtu ka fshirë të gjitha fotot me modelen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe modelja duke i larguar fotot me reperin mirëpo ende nuk e ka larguar atë nga lista e ndjekësve të saj.

Siç po duket, Arbenita nuk dëshiron t’i shkëput të gjitha lidhjet me reperin. Se a janë ndarë apo është thjeshtë një lojë e rrjeteve sociale nga ana e tyre mbetet të shihet.

Hitin e fundit i rep-artistit 22-vjeçar është “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë edhe modelja, Arbenita Ismajli. Kënga deri tani ka më shumë se 9 milionë klikime në kanalin Youtube.

MUND TË JU PËLQEJNË