Alban Skenderaj është këngëtari i njohur nga Shqipëria të cilin publiku e do dhe e respekton mjaft shumë, shkruan Kosovarja.

E krejt kjo për shkak të këngëve të tij, të cilat pëlqehen sapo të lansohen e menjëherë shndërrohen në hite e vazhdojnë për kohë të gjatë të mbesin në krye të top listave.

Ai po ashtu njihet si këngëtari i bashkëpunimeve më të forta me artistë të ndryshëm.

E tash, mësuam se diçka e mirë pritet të vijë mes Albanit dhe reperit nga Ferizaji 2 Ton.

Duke pasur parasysh suksesin e të dy artistëve, padyshim që edhe ky bashkëpunim do të jetë diçka madhështore, ashtu siç di Albani ti ofrojë publikut të tij besnik./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË