Përbërësit
1 filxhan oriz
1 kanace bizele
1 qepë
2 thelpinj hudhre
kripë dhe piper i zi
kurkuma
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapi 1
Qepën grijeni imët dhe skuqeni në vaj ulliri.
Hapi 2
Shtoni hudhrën e grirë imët dhe vazhdojeni skuqjen edhe për pak kohë.
Hapi 3
Orizin e larë shtojani qepës e kaurdiseni derisa të marrë një pamje të kristaltë.
Hapi 4
Pastaj shtoni ujin dhe vazhdojeni zierjen në temperaturë të ulët.
Hapi 5
Pas 15 minutash shtojani kurkuman e trazuar me pak ujë.
Hapi 6
Shtoni edhe bizelet, kripë e piper dhe vazhdojeni zierjen derisa të jetë i gatshëm orizi.
Hapi 7
Ju bëftë mirë.