Rizoto është një nga pjatat më të preferuara, edhe pse është e shëndetshme edhe pse është e shpejtë për tu përgatitur.
Përbërësit e nevojshëm:
2 gota oriz kokërrgjatë me ngjyrë të verdhë
3 gota ujë
kripë
Përbërësit e nevojshëm për salcën:
300 g fileto pule
500 ml ajkë
150 gr kërpudha
Kripë
piper i zi
vaj
Mënyra e përgatitjes:
Lajeni orizin dhe më pas e vendosim në një enë me ujë për 20 minuta. E kullojmë mirë dhe e hedhim në tenxhere, i shtojmë kripë, piper të zi dhe i shtojmë 3 gota ujë të ftohët dhe e lëmë të ziejë derisa të marrë valë.
Presim në copa katrore fileton e pulës dhe e skuqim në tigan me kripë dhe piper të zi. Sapo të marrë ngjyrë i shtojmë kërpudhat dhe e mbulojmë me kapak. Kur të ketë shteruar lëngu i shtojmë ajkën. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe ndonjë përbërës te tjetër.