Një mënyrë praktike për ta shijuar ndryshe djathin kaçkavall. E gjitha në total ju merr 15 minuta koha, prandaj nisni nga puna amvisa!
Përbërësit
100 gr djathë kaçkavall(Lufra)
50 gr mjaltë
fara susami (të zinj)
Përgatitja
1 Pasi e keni ndarë përgjysmë djathin kaçkavall e lyeni me pak mjaltë.
2 I shtoni farat e susamit të zinj nga të dyja anët.
3 I vendosni në tavë dhe e fusni në furrë për 10 minuta, në temperaturë 170 gradë.
4 Pasi të jetë gati e nxirrni dhe i grini sipër lëkurën e portokallit.
Ju bëftë mirë!