Meda bën thirrje për të qëndruar në shtëpi.
Këngëtari i njohur, Mehedin Përgjegjaj -Meda i cili është mjaf i pëlqyer nga publiku, sot në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV21 ka treguar si po e kalon kohën në këtë periudhë ku e gjithë bota po përballet me kornavirusin e ri, Covid-19.
Këngëtari 40 vjeçar i cili po jeton në Gjermani, tregoi se po kalon momente të bukura me familjen e tij duke thënë se po mundohen që të gjejnë ndonjë lojë në mënyrë që të kalohet koha, pasi siç tha ai nuk është mësuar të qëndrojë në shtëpi.