Mehdin Përgjeqaj- Meda, është këngëtari më i kërkuar për mbrëmje të ndryshme muzikore e festa familjare.

I tillë ishte qysh prej fillimit të karrierës dhe vazhdon suksesin e njejtë edhe sot, shkruan “Kosovarja’.Krahas karrierës, Meda ka krijuar një harmoni dhe lumturi familjare si bashkëshort e baba i katër fëmijëve.

Familja e tij dhe raporti me Lulen shpesh merren shembull për të mirë.

E sot djali i tij Aldioni po festoon ditëlindjen e 9-të, me ç’rast Meda ka bërë një urim emocionues për të.
Ne këtë ditë të veçantë për Aldionin, këngëtari nuk mund të qëndroj pranë tij për shkak të angazhimeve në karrierë.

Ai thotë se profesioni i tij ia imponon një gjë të tillë, por që nuk mungojnë fjalët më të mira për djalin dhe përkrahja që i premton që do i jep gjithmonë.

Ky është urimi i plotë i Medës për djalin:

Aldion biri im, urime ditelindja e 9-te, babi te deshiron shendet dhe te gjitha te mirat e kesaj bote.
Profesioni im si kengetar e bene te veten dhe fatkeqesisht sonte ne kete date te shenjte per familjen tone, rastisi te mos jem fizikisht me ju e te festojme, por me shpirt e zemer jemi bashke.
Krenohem me ty, me karakterin tende, arritjet e tua ne shkolle dhe ne sfera te tjera, e mbi te gjitha me sjelljet shembullore qe me bejne edhe mua si prind te ndjehem i lumtur.
Vazhdo keshtu sepse gjithmone do ta kesh mbeshtetjen time dhe do te jem gardian i yti!
Te dua aq shume sa nuk mundem me pershkru me fjale!
Gezuar!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË