Ishte viti 2011 kur Leonora Jakupi ngriti në këmbë publikun duke kënduar me shumë shpirt e vokal të artë këngën që edhe sot kërkohet të dëgjohet po me atë ëndje.
Këngëtarja kosovare ishte njëra prej pjesëmarresve në Festivalin ‘Kënga Magjike 2011’, e që ajo këngë përcjellë shumë nostalgji e emocion edhe te vetë këngëtarja, shkruan “Kosovarja”.
E meqë kënga flet mbase për një histori dashurie kujt t’ia ketë dedikuar vallë Leonora?
“Ai mbeti këngë e pa kënduar
Mbeti vargu i pashkruar
Plagë e rëndë e pashëruar
Gjurmë e përjetshme
E pavdekshmee hooooo
Sa dua t’jem ajo”, kështu thonë vargjet e Leonorës në këngën e mjaftpëlqyer nga publiku me titull ‘Këngë e pakënduar’.
Ndonëse një ditë Leonora do gjejë mashkullin e ëndrrave e gjitha këto vargje do të përmbysen, kënga do këndohet, vargu do të shkruhet e plaga do shërohet.
Ndryshe , Leonora pas vitit 2011 numëron plot këngë e hite të bukura. Vlen të përmendim bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahun, ‘Simpatia e shkollës’.