Këngëtarja e njohur Gresa Behluli po vazhdon ti sjellë publikut projekte të ndryshme, të cilat po pëlqehen shumë.

Ajo ishte poashtu e angazhuar në ahengje e mbrëmje të ndryshme muzikore dhe edicionet festive të vitit të ri, shkruan “Kosovarja”.

E tani ajo po bën gati projektin e radhës me një tematikë të ndjeshme, për dashurinë ndaj babait.

Këngëtarja thotë përmes kësaj kënge do të shprehë mirënjohje për kontributin e babait të saj që dha për familjen në përgjithësi.

Ajo këtë paralajmërim e bëri përmes një storie në Instagram ku shruan:

“Të nderuar miq, simatizus te kenges sime, se shpejti do të jem pranë jush me këngën për Bababin, dua që përmes kësaj këngë të shpreh mirënjohje babit tim për gjithqka që ka bërë dhe vazhdon të bëj për ne dhe Familjen në përgjithësi..Uroj të ju pëlqej”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË