Ti thurrësh dikujt vargje për së gjalli, ky është respekt i madh, mirënjohje e rrallë.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtari i madh i këngës shqipe, Ilir Shaqiri, është befasuar këndshëm me një poezi kushtuar atij dhe këngës së tij.
Lule Bora, në këtë poezi me titull “Kënga e tij”, e ka portetizuar në mënyrë briliante Ilir Shaqirin dhe këngën e tij.
KËNGA E TIJ
(Kushtuar këngëtarit të madh Ilir Shaqiri)
Emri i tij – madhështi
krenari e ngrohtësi
zëri i tij – alarm për ne
sot, nesër ashtu si dje!
Kënga e tij –
dritë për dëshmorin,
pushkë për luftëtarin,
liri për vatanin!
Na e ka ngroh shpirtin
në ditë të acarta
ah ajo këngë e tij
na ka bërë me flatra!
Na ka dhënë forcë
ndër vite qëndresë
ai zë, ai emër
më e bukura shpresë!
Si të lexosh një libër
është një këngë e tij,
ndër të paktat qe ka kjo bote
neve na ra kjo mrekulli!
Rrjedh si gjaku neper damar
ndjehet n’shpirt çdo tingull i saj,
kënga e tij eshte akademi
ndriçim historie, përjetësi!
Urime ditëlindjen i nderuar 🎂🥂
Paq bekimin e zotit perher!
Nga: Lule Bora
Urime edhe nga stafi ynë! Shëndet e të mbara!
/Kosovarja/