Albina Kelmendi, këngëtarja e cila po rrëmben zemrat e njerëzve falë zërit unik me një vokal të jashtëzakonshëm.

Ajo tashmë ka hyrë në listën e këngëtareve më të dëgjuara e popullarizuara, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja që u dëshmua fuqishëm në “The Voice of Albania”, ka nisur një karrierë të bujshme me këngë, videoklipe dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Albina së fundi ka publikuar një potpuri me Taulantin për nder të festive të fundvitit, gjegjësisht në xhirimet festive që realizohen më herët.

Potpurinë tashmë mund ta dëgjoni edhe në kanalin e YouTube-s dhe të shijoni në maksimum atmosferin me zërin e mrekullueshëm të këngëtarëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË