Basketbollisti i famshëm Shaquille O’Neal, është i njohur edhe si gurman i madh, ndërkaq recetën e vet të preferuar për makarona me djathë gjithmonë e ndanë dhe ua rekomandon të gjithëve

– Konsumoj shumë mish pule dhe peshk. Mirëpo, ndonjëherë dëshiroj veten ta qeras me këta makarona. Mund të hahen në situata formale dhe jo formale. Shkurt, në çdo moment – ka thënë me një rast, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 paketim makarona (të shkurtër);

– 1 lugë vogël vaj ulliri;

– gjysmë luge e vogël kripë;

– gjysmë filxhani gjalpë;

– 1 lugë e vogël miell;

– 1- 1,5 e filxhanit qumësht;

– 1 vezë;

– 500 gramë kaçkavall, sipas dëshirës;

– 500 gramë cedër;

– 1 filxhan thërrmija buke.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe vloni ujin, pastaj zieni makaronat me vaj. Qitni kripë sipas dëshirës.

Kulloni.

Në tigan shkrini gjalpin në temperaturë të ulët. Shtoni miellin dhe përzieni 1 minutë. Shtoni një filxhan qumësht dhe vezën. Sërish përzieni 1 minutë.

Shtoni kaçkavallin dhe gjysmën e cedrit dhe përzieni derisa të shkrihen.

Shtoni makaronat e zier në salcë dhe përzieni në temperaturë të ulët. Provoni dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme.

Nxehni furrën në 220 gradë Celsius.

Të gjitha bashkë qitni në tepsi, grini pjesën e mbetur të cedrit dhe shtoni thërrmijat e bukës dhe piqni 30 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Ju bëftë mirë!

MUND TË JU PËLQEJNË