Ndoshta mund të duket e pabesueshme por Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës është qyteti më i vizituar në botë. Kompania Mastercard ka publikuar listën me 200 qytetet më të vizituara.

Bangkoku është vizituar nga rreth 23 milionë vizitore nga mbarë bota dukë zënë vendin e parë. Në venin e dytë ndodhet Parisi me 19.1 milion banorë.

Pas Parisit rënditet Londra me 19.09 vizitorë, duke vazhduar me Dubai me 15,9 milionë, Singapori me 14,6 milionë, Kuala Lumpur me 13,7 milionë, Nju Jorku me 13,6 milionë, Stambolli me 13,4 milionë, Tokio me 12,9 milionë dhe Antalya me 12,4 milionë vizitorë.

Në listën në të cilën Bangkoku për herë të katërt renditet në vendin e parë, Dubai kryeson në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve që kanë kaluar të paktën një natë.

Në vitin 2018, vizitorët e huaj kanë shpenzuar gjithsej 30,82 miliardë dollarë në Dubai.

Dubai ndiqet nga Meka me 20,09 miliardë dollarë, Bangkoku me 20,03 miliardë, Singapori me 16,56 miliardë, Londra me 16,47 miliardë, Neë Yorku me 16,43 miliardë, Parisi me 14,06 miliardë, Tokjo me 13,77 miliardë, Palma de Mallorca me 12,69 miliardë dhe Puket me 12,01 miliardë dollarë.

MUND TË JU PËLQEJNË